Kjo është hera e parë që nxënësit e Kosovës janë përfshirë në këtë studim ndërkombëtar.

Një ditë më parë janë publikuar rezultatet nga studimi ndërkombëtar TIMSS.

Është hera e parë që nxënësit e klasës së katërt nga Kosova, u bënë pjesë e këtij testi, i cili mat njohuritë e tyre në matematikë dhe shkencë.

Në këtë garë morën pjesë 58 shtete.

Në lëndën e matematikës, ku shkalla TIMSS ishte 500, shkalla mesatare që arritën nxënësit kosovarë ishte 444, duke u renditur e 49 në mesin e 58 shteteve.

Ndryshimi mesatar midis vajzave dhe djemve në Kosovë është 5 pikë, që është afër mesatares ndërkombëtare ku djemtë kanë performuar 4 pikë më mirë se vajzat.

Në Kosovë 73% e nxënësve kan arritur nivelin e ulët, 37% nivelin e mesëm, 8% e nxënësve kanë arritur nivelin e lartë dhe 1% nivelin e avansuar.

Rezultate edhe më të dobëta u arritën në shkencë.

Këtu morën 413 pikë.

Kurse, sa i përket shkencës, rezultati mesatar i nxënësve të Kosovës në shkencë është 413 pikë dhe Kosova renditet në vendin e 52- të nga 58 shtete pjesëmarrëse ( apo në vendin e 58 nga 64 pjesëmarrësit) .

Lexo po ashtu:  Francezja “Les Echos” e cilëson lumin e Vjosës një “përrallë ekologjike”

E këtu vajzat arritën rezultate më të larta se djemtë.

Gjatë së mërkurës për t’i komentuar këto rezultate nuk u përgjigjën nga Ministria e Arsimit.

Por në një komunikatë për media, një ditë më parë nga Ministria thanë se këto rezultate janë më të kënaqshme se në testin PISA.

Por njohësit e arsimit po vlerësojnë se këto rezultate tregojnë se me nxënësit kosovarë nuk është duke u punuar sa duhet.

Sipas Qehajës ky është një sinjal se në sistemin arsimor në Kosovë, duhet të bëhen ndryshime.

TIMSS organizohet që nga viti 1995 ndërsa kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *