Megjithëse kemi një ekonomi të suksesshme dhe në zhvillim sipas së cilës janë raportuar nivele rekord punësimi, jo të gjithë janë duke përfituar nga ky fenomen ose kanë po aq sukses në fushën e tyre profesionale. Ndonjëherë, kjo është për shkak të çështjeve jashtë kontrollit të tyre, për shembull kompania juaj mund të jetë duke zhvendosur punë në qytete dhe vende me kosto më të ulët ose duke vendosur inteligjencë artificiale dhe teknologji të reja, gjë që sjell si rezultat humbjen e vendit të punës ose të tjera ‘goditje’ të ngjashme.

Ndonjëherë edhe pse keni një pozicion shumë të mirë pune mund të ndjeheni sikur keni ngecur atje dhe nuk jeni të realizuar. Ekzistojnë disa pengesa në shkallët e korporatave, ju mund të jeni në një industri që po pëson ndryshime serioze dhe jeni i shqetësuar nga ankthi se çfarë të bëni tjetër. Është veçanërisht e vështirë kur jeni mbi moshën 40 vjeç, pasi duke pasur një nivel të caktuar page bëhet qartë se kompanitë do të punësonin më mirë një person më të ri dhe më pak të kushtueshëm. Përndryshe, mund të jeni relativisht i ri, të keni aftësi fantastike, por të anashkaloheni sepse nuk keni shumë eksperiencë.

Lexo po ashtu:  Nëse nuk arrini t’i konsumoni, këto ushqime mos i riktheni kurrësesi në frigorifer!

Sfida është se kur ndodhin gjëra të këqija, shumica e njerëzve mbeten nën shok dhe nuk reagojnë më tej. Ata janë mësuar të kenë një karrierë mjaft të mirë normalisht dhe kurrë nuk kanë përballur ndonjë pengesë të madhe. Përgjigja e tyre fillestare është mosbesim pasi puna e tyre nuk po shkon askund. Është e lehtë për ta të pretendojnë se kjo nuk po ndodh dhe rrethanat do të ndryshojnë në favor të tyre. Problemi është se sa më gjatë të injoroni problemin, aq më e vështirë është më pas të gjeni zgjidhjen e duhur për të dalë nga situata e vështirë ku ndodheni.

Ja disa këshilla të thjeshta që mund të ndiqni:

-Mos e injoroni problemin, pranoni atë çfarë po ndodh dhe përballuni me të

-Nuk ju ndodh vetëm juve, shumica e njerëzve dështojnë shumë herë profesionalisht.

-Kur jeni duke provuar sfida të lidhura me karrierën, është koha për t’u angazhuar akoma dhe më shumë me njerëzit rreth jush.

Lexo po ashtu:  Një grimcë kripë himalaje ka 84 minerale; Këto janë 6 arsyet përse kripa rozë duhet të zëvendësojë atë të bardhën

-përgatisni një plan strategjik për vazhdimësinë. Në vend që të jeni viktimë, ndërmerrni veprime agresive të guximshme.

-Kujtoni veten tuaj se sa të mrekullueshëm dhe të aftë jeni. (Forbes)

Edel Strazimiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *