Sistemi limfatik ndihmon në rigjenerimin e flokëve dhe është i aftë të stimulojë qelizat burimore që rrethojnë folikulat e flokëve, ndërsa i largojnë toksinat dhe lëngjet e tepërta larg indeve, është studimi i publikuar në revistën ”Science” nga grupi i Universitetit amerikan Rockefeller.

Autorët e studimit kanë zbuluar se qelizat burimore mund të stimulojnë rigjenerimin e flokëve si dhe të lëkurës duke vepruar te qelizat e tjera burimore.

Studiuesit kanë rikonstruktuar shkëmbimin e mesazheve molekulare që këto qeliza përdorin për të komunikuar falë sistemit limfatik.

Në fakt, studimi zbuloi se qelizat burimore të folikulave kontrollojnë sjelljen e kapilarëve limfatikë duke çliruar molekula që veprojnë si çelësat për të ndezur ose fikur kullimin e lëngjeve nga sistemi limfatik.

“Ky është një rezultat që do të lejojë identifikimin e objektivave të reja terapeutike kundër humbjes së flokëve dhe riparimin e plagëve”, theksuan autorët.

Lexo po ashtu:  Katër investimet madhore, detajet e projektit që po transformon Përmetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *