Në Spanjë vazhdojnë përditësimet e përpjekjeve të Barcelonës për të marrë Lautaro Martinez, në kohën kur Inter e stafi i lojtarit shpejtojnë të bëjnë të ditur se “Toro” nuk ka ndërmend të largohet nga Milano. Por ajo që shqetëson zikaltrit është dalja publike e Luis Suarez, direkt i interesuari për këtë lëvizje merkato. “Lautaro është një lojtar që po rritet shumë në Itali. Është një ‘nëntë’ që ka lëvizje spektakolare e kjo tregon lojtarin e madh që ai është. Nuk është cështje nëse jemi të përshtatshëm, por që jemi të lumtur që klubi dëshiron të blejë lojtarë që duan të ndihmojnë për të arritur të njëjtin objektiv”, ka thënë sulmuesi uruguajan për Mundo Deportivo.

“Përtej asaj që mund të jetë një konkurencë e shëndetshme në skuadër, e rëndësishme është të shkojmë të gjithë në një drejtim. Për këtë motiv lojtarët që vijnë të luftojnë për një vend ose të ndihmojnë skuadrën do të jenë gjithnjë të mirëpritur”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Nga Barcelona te Real Madrid, Juventus e Bayern Munich, si do të duken gjigantët evropianë me transferimet e mundshme në edicionin e ardhshëm

Është e vërtetë që nuk do të jetë Suarez ai që do të vendosë nëse do të kryhet apo jo operacioni për të sjellë Martinez në Katalonjë, por e sigurtë është se sulmuesi argjentinas vlerësohet shumë në Barcelonë. Kështu, për ta mbajtur në Itali, Inter duhet të bëjë vërtetë një sforco të madhe ekonomike, duke i dhënë një kontratë që për momentin nuk është në lartësinë e një lojtari që kërkohet nga një prej klubeve më të mëdha të Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *