Qeveria tranzitore e Sudanit ra dakord të ndajë fenë nga shteti, duke i dhënë fund 30 viteve të sundimit islamik në vendin e Afrikës së Veriut.

Kryeministri sudanez, Abdalla Hamdok dhe Abdel-Aziz al-Hilu, lideri i Lëvizjes Popullore Çlirimtare të Sudanit-grupi rebel i Veriut, nënshkruan një deklaratë të enjten në kryeqytetin etiopian, Addis Ababa, duke rënë dakord në parim.

“Që Sudani të bëhet një vend demokratik, ku të drejtat e të gjithë qytetarëve janë të mbrojtura, kushtetuta duhet të bazohet në parimin e “ndarjes së fesë dhe shtetit “, në mungesë të së cilës duhet të respektohet e drejta e vetëvendosjes”, thuhet në dokument.

Marrëveshja vjen më pak se një javë pasi qeveria nënshkroi një marrëveshje paqeje me forcat rebele që shton shpresat për t’u dhënë fund luftimeve që shkatërruan Darfurin dhe pjesë të tjera të Sudanit nën diktatorin e rrëzuar Omar al-Bashir. Më e madhja e dy fraksioneve në Lëvizjen Çlirimtare të Popullit Sudan-Veri, e cila ka luftuar trupat sudaneze në shtetet kufitare të vendit, ka refuzuar të nënshkruajë çdo marrëveshje që nuk siguron një sistem laik.

Lexo po ashtu:  LDK-ja është më e keqe se PDK-ja. Këta të fundit janë hajna e kriminelë ordinerë. Kjo është e ditur nga të gjithë. Por LDK-ja është...

Sudani po del nga izolimi ndërkombëtar që pati nisur në vitin 1989, fill pasi Bashiri mori pushtetin dhe ka pasur në zbatim një interpretim të linjës së ashpër të ligjit islam që kërkonte ta bënte vendin “pararojë e botës islamike”. Al-Kaeda dhe Carlos Jackal u vendosën atje; SHBA e cilësoi Sudanin një sponsor terrori në vitin 1993 dhe i vuri sanksione deri në 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *