Suedezët synojnë ta largojnë nga shkollat të gjithë historinë më të vjetër se shekulli i 18-të dhe t’i përqendrojnë nxënësit tek holokausti, Hitleri, Luftën e Dytë Botërore dhe periudha post-moderne nga fundi i shekullit të 20-të.

S’ka më Roma e vjetër, Greqia e lashtë, nuk do të mësohet më për perandorinë e madhe suedeze, njofton Komiteti suedez për edukim.

Komiteti propozon që lënda e historisë të ndryshohet rrënjësisht.

Ata planifikojnë t’i kushtojnë më shumë kohë në arsim çështjeve gjinore, ndryshimeve klimatike dhe migracionit.

Në klasat më të larta, të cilat i ndjekin nxënësit e moshave 13-15 vjeç, nuk do të ligjërohet më historia, e cila daton para vitit 1700.

Është propozuar që Greqia e lashtë, Roma e vjetër dhe epoka kur Suedia ishte një fuqi e madhe (1611-1718) dhe i sundonte vendet përreth detit Baltik duhet të fshihen nga librat historikë shkollorë për më të rinjtë.

Plan-programet e reviduara janë rezultat i mungesës së kohës për ta mësuar historinë në shkolla, sipas Komitetit suedez për edukim.

Lexo po ashtu:  Tërmeti në Turqi/Duhen rrëzuar 800 mijë ndërtesa - Po në Shqipëri e në Kosovë sa duhet rrëzuar?!

Nxënësit e klasave të larta duhet të përqendrohen më shumë në shekullin e 19-të dhe në holokaustin, Luftën e ftohtë dhe idetë që e formësuan Suedinë gjatë epokës së pasluftës, sipas Komitetit, raporton portali Svd.de.

Ky synim, megjithatë, ka nxitur rezistencë tek profesorët e historisë.

“Është e tmerrshme, e çuditshme dhe absurde”, pohon historiani Dick Harrison.

Ai thekson se është i detyruar të reagojë dhe e nënvizon faktin se “historia antike” është e nevojshme.

“E gjithë ajo që na rrethon është trashëgimi e grekëve të lashtë”, thekson Harrison, duke paralajmëruar se nëse propozimi bëhet realitet, suedezët në të gjithë botën do të jenë në situata të pakëndshme.

Ai e quajti propozimin për “reduktimin e historisë” në Suedi – të sëmurë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *