Imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më e madh nga sa është menduar më parë.

Një studim i ri i kryer nga Instituti suedez ‘Karolinska’ tregoi se shumë persona me simptoma të lehta dhe ata që janë asimptomatikë, kanë fituar një lloj imunitetit të ndërmjetëm përmes atyre që njihen si ‘qelizat T’.

Kjo edhe është arsyeja se pse studiuesit besojnë se shkalla e imunitetit të fituar në popullatë është më i lartë, sesa që tregojnë testet e antitrupave.

“Qelizat T janë një lloj qelize e bardhë e gjakut, e specializuar në njohjen e qelizave të infektuara nga virusi, dhe janë thelbësore për sistemin imunitar.

Sipas ekspertëve, studimi ka treguar se “dy herë më shumë njerëz kanë zhvilluar imunitetin e qelizave T, krahasuar me ata tek të cilët mund të zbulohen antitrupa”

Rezultatet tregojnë gjithashtu se imuniteti ndaj COVID-19 është ndoshta më i lartë sesa që kanë treguar testet e antitrupave, dhe ky konsiderohet një lajm shumë mirë nga perspektiva e shëndetit publik.

Lexo po ashtu:  5 perimet që ju ndihmojnë për tu dobësuar më shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *