Që në krye të herës, Suedia ka pasur një qasje të ndryshme nga pjesa tjetër e botës lidhur me menaxhimin e pandemisë. Kur në shumicën e vendeve të botës, qeveritë imponuan mbylljen, Suedia e la këtë në dorë të qytetarëve të vet, të cilëve u sugjeroi një paketë masash që gjithsesi, nuk përfshinin karantinën.

Shumë në atë kohë e cilësuan qasjen e saj një katastrofë dhe “shembulli se si nuk duhet menaxhuar pandemia”.

Megjithatë, në një kohë kur në shumicën e vendeve të Europës po rikthehen masat, qoftë edhe pjesërisht, ndërkohë që vaksinimi po rekomandohet me forcë, Suedia po mirëpret turistë. Bizneset dhe shkollat ​​janë të hapura dhe nuk ka pothuajse asnjë kufizim. Zyrtarët e shëndetësisë suedeze nuk po rekomandojnë më as maskat.

Cilat janë rezultatet e politikës laissez-faire të Suedisë? Të dhënat, të cilave u referohet free.org, tregojnë se mesatarja 7-ditore për vdekjet nga COVID dje ishte zero.

Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë së Suedisë në vitin 2020 ishte më e ulët se ajo në pjesën më të madhe të Evropës dhe ekonomia e saj u prek shumë më pak. Ndërkohë, shifrat tregojnë se sot, Suedia është më e lirë dhe më e shëndetshme se pothuajse çdo vend tjetër në Evropë.

Lexo po ashtu:  Nga rrjedh fjala ‘taksi’ dhe pse i quajmë kështu ende edhe sot?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *