Primitivizmi antishtetëror i opozitës në Kosovë!

Tërheqja e Trustit, është shkatërrim i shtyllës kryesore të sigurimit shoqëror për të moshuarit – pensionistët.
Kërkesa për shterrjen e fondeve të sigurimeve shoqërore, edhe ashtu të varfëra, është kërkesë për shkatërrimin e ardhmërisë shoqërore dhe shtyrje në mjerim të të moshuarve.

Kjo është dëshmi e mungesës së ndjesisë së solidaritetit dhe e mungesës së idesë së shtetëndërtimit.
Bajraktari, lideri i fisit e i bajrakut, i katunit e klanit, nuk ka dhe as mund të ketë kulturë të ndërtimit të shtetit. Sepse për të nuk ekziston shteti si formë e organizimit shoqëror me garancitë për të gjithë, sepse “të gjithë” nuk janë pjesë e kopesë që bajraktari u grahë në emër të bashkësisë, sepse për të shoqëria është e panjohur si koncept dhe si formë e organizimit bashkëkohor.

Thirrja e opozitës në emër të popullit me vetëm pak mbi 35% të votave të këtij populli, është gënjeshtër dhe mashtrim klasik i hajnave dhe zhvatësve të kriminalizuar për rrafsh 20 vjet, që e kanë sjellë vetë dhe vetëm ata buzë falimentimit shtetin dhe varfërimit të skajshëm shoqërinë.
Ky është kthim në shekullin 18, në kohën e primitivizmit njerëzor pa solidaritet shoqëror./Sami Kurteshi/

Lexo po ashtu:  Milosh Kopiliqi, shqiptar apo serb?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *