Më 3 shkurt 1451 do të merrte pushtetin Sulltan Mehmet II- Pushtuesi, ati i lindjes së Perandorisë Osmane, nënshtruesi i Kostandinopojës dhe gjithë sundimeve bizantine.

Më 3 shkurt të vitit 1451, në Ederne, Sulltan Mehmeti II trashëgon fronin e Perandorisë Osmane; ati i tij, Sulltan Murati, kishte vdekur, disa thonë, nga lodhja, stresi, marazi pas humbjeve ndaj Dominus Albania, Zot i Shqipërisë, një ish-gjeneral osman, të cilit vetë Murati i kishte dhënë titullin Skenderbeg. Hapi i parë i Mehmetit, tani në krye të perandorisë, ishte pushtimi i Kostandinopojës dhe përgatitja e fushatës kundër Skenderbeut.

Mehmeti i II-të lindi në vitin 1432 në Adrianopojë, kryeqyteti i atëhershëm i Perandorisë Osmane. Ai ishte i biri i Sulltan Muratit të II-të.

I ati vdiq në vitin1451 në fron erdhi i biri Mehmeti i II-të. Ai trashëgoi nga i ati një shtet të fuqishëm, i cili kishte dalë nga krizat e brendshme dhe synonte të vendoste hegjemoninë e tij në Evropë. Ndërkohë që synimi kryesor i Mehmetit të II-të ishe pushtimi i Konstandinopojës, e cila përfaqësonte veçse një pikë në mes të territorit Osman, duke ndarë në dysh zotërimet evropiane me ato aziatike.

Lexo po ashtu:  Vargjet e fundit të “Lahuta e Malsisë”

Ndërkohë pregatitjet për pushtimin e Konstandinopojës nisën qysh në vitin 1451 kur në breg të Bosforit ai ngriti Kështjellën “Rumeli Hisar”. Prej saj kontrollohej Bosfori dhe mund të bombardohej kryeqyteti Bizantin. Në prill të vitit 1453 Mehmeti i II-të grumbulloi një ushtri të fuqishme përreth mureve të Konstandinopojës. Rrethimi zgjati 54 ditë ku 7000 mbrojtësit e qytetit përballuan disa faza të sulmit osman.

Në maj 1453 ushtria Osmane arriti të thyejë qëndresën duke hyrë në Konstandinopojë, e cila për 3 ditë ju nënshtrua plaçkitjeve dhe shkatërrimeve sistematike. Pas 3 ditësh Mehmeti i II-të hyri triumfalisht në qytet duke e shpallur atë kryeqytetin e ri të Perandorisë Osmane me emrin ISLAM BUL. Me këtë akt Mehmeti i II-të mori epitetin FATIU (Cliruesi ) duke I vazhduar më tej synimet e tij për ekspansion të mëtejshëm.

Perandoria turke pushtoi shpejt zotërimet Bizantine në Ballkan si Athinën (1456), Morenë (1460), Trapezundin në Azinë e Vogël (1461), Serbinë (1459), Bosnjën (1463), etj. Shteti turk nën drejtimin e tij shtrihej tanimë nga Mesopotamia deri në Adriatik.

Lexo po ashtu:  1941, Fjalimi historik i Esat Mekulit në Pejë: “Gjatë sundimit të Jugosllavisë asht thithun gjaku jonë, kanë dashtun me na ligshtue ekonomikisht, kanë dashtun me i marrë me forcë tokat shqiptare, me formue artificialisht shumicën e elementit sllav”

Ndërkohë vazhdoi politikën pushtuese të ndjekur nga i ati Murati i II-të (1421-1451). Në vitet 1455-1464, ai organizoi disa fushata nën drejtimin e Gjeneralëve të tij si : Isa Bej Evrenozi, Ballaban Pashës, etj.

Personalisht Mehmeti i II-të drejtoi dy fushata për pushtimin e kryeqendrës së qëndresës shqiptare Krujës. Të dyja rrethimet e Krujës në vitet 1466 dhe 1467 përfunduan me dështimin e tij. U deshën 12 vjet të tjera që Mehmeti i II-të të thyente përfundimisht qëndresën shqiptare me rënien e Krujës (1478) dhe Shkodrës (1479).

Në qershor 1478 trupat osmane hynë sipas marrëveshjes në qytetin e Krujës. Kushti ishte dorëzimi i Kështjellës që të lejohej popullsia të largohej e lirë.

Në vitin 1478 Sulltan Mehmeti organizoi sulmet në Evropën qendrore nga Austrisë por pa pasur ndonjë sukses serioz. Por përpjekja më kërcënuese për perëndimin ishte ajo që bëri Mehmeti në vitin 1480 kur urdhëroi pushtimin e Otrantos. Flota osmane prej 281 anijesh zbarkoi nga Vlora në Itali 100 000 veta. Ndërkohë që mendonte ti jepte një tjetër impuls kësaj fushate duke zbarkuar 200 000 trupa të tjera turke në Itali, Mehmeti vdiq në mënyrë të papritur në vitin 1481, duke i dhënë mundësi Mbretërisë së Napolit që ti jepte fund ofensivës turke.

Lexo po ashtu:  Në Kurshumli të Serbisë, dikur të banuar me shqiptarë, gjenden 11 qytete të humbura

Kështu vdiq Sulltan Mehmet “Pushtuesi” i II-të, krijues i vërtetë i Perandorisë Osmane i cili mbante titujt Sovran i Anadollit dhe i Rumelisë dhe Zot i Detit Mesdhe dhe Detit të Zi.

Ai konsiderohej si Sundimtari mysliman më me prestigj. Mehmeti e paraqiste veten si i vetmi trashëgimtar i Perandorisë Romake. Pasi kishte pushtuar Konstandinopojën. Duke bashkuar traditat e lindjes dhe të perëndimit, qytetërimin Bizantin, arab dhe turk, ai synoi që ta bënte Stambollin qendrën e një Perandorie Botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *