Presidenti i SHBA, Joe Biden bën thirrje që njerëzit të mos depozitojnë karburante – më kot. Sulme të ngjashme hakerësh po raportohen në të gjithë botën.

Pas sulmit kibernetik në tubacionin më të madh të karburanteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paniku i blerjes dhe ngërçet në pikat e karburantit janë rritur përsëri në bregun lindor të vendit. Kryeqyteti i SHBA-së, Uashingtoni, është prekur më së shumti: Tre në katër pika karburantesh nuk kanë më karburant, njoftoi Patrick De Haan, nga kompania e analizave të tregut Gasbuddy në Twitter.

Në shtetin e Karolinës së Veriut, 69 përqind e pikave të karburantit janë bosh. Në Karolinën e Jugut, Virxhinia dhe Xhorxhia, afërsisht çdo e dyta pikë është jashtë funksionit. Shtete të tjera në bregun lindor gjithashtu kanë probleme me mungesën e karburanteve.

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos bien në “panik”. “Mos blini më shumë benzinë ​​sesa ju nevojitet në ditët e ardhshme”, apeloi ai në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Furnizimi së shpejti do të kthehet në normalitet, tha presidenti. Të shohësh radhë në pikat e karburanteve është e frikshme, nënvizoipresidenti amerikan.Gjëja më e rëndësishme tani është “të mos ketë panik”.

Lexo po ashtu:  Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështirë, madje kthehet në mbijetesë

“Problemet e përkohshme”

Biden tha se tubacioni do të rikthehet në funksion me kapacitet të plotë. Pas kësaj pengesat do të evitohen deri në fundjavë ose në fillim të javës tjetër. Kjo është një “situatë e përkohshme”, theksoi Biden.

Ky gazsjellës është shumë i rëndësishëm për furnizimin me SHBA-në, sepse nëpër të kalon rreth 45 përqind e karburanteve për nevojat e bregut lindor.

Shantazhuesit kanë paralizuar tubacionin e kompanisë operative Colonial, të premten e kaluar. Tubacioni u bllokua tërësisht, duke shkaktuar probleme të mëdha të furnizimit me karburante në këtë pjesë të vendit. Operatori privat i tubacionit gradualisht ka rifilluar punën të mërkurën.

Gjurmët të çojnë në Rusi

Presidenti Biden tha të enjten se ndërkohë janë zbuluar prova të forta se sulmi ka filluar në Rusi. Por qeveria amerikane nuk supozon që Kremlini është i përfshirë në këtë sulm.

Pjesa më e madhe e sfondit të sulmit kibernetik mbetet e paqartë. Për shembull, është e panjohur se sa para ka kërkuar nga Colonial grupi i hakerave Darkside, i cili besohet të jetë përgjegjës për sulmin. Kompania deri tani nuk ka publikuar të dhënat për pagesën eventuale të parave që janëkërkuar nga hakerët.

Lexo po ashtu:  Gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviç, policia shoqëron disa persona

Një problem global

Sulmet kibernetike janë raportuar të premten edhe nga vende të tjera. Shërbimi i shëndetit publik në Irlandë HSE, ka mbyllur të gjithë sistemin e tij kompjuterik, për shkak të një sulmi kibernetik. “Ka pasur një sulm të rëndësishëm “Ransomware” ndaj sistemeve kibernetike në HSE”, kumtoi Enti të premten në Twitter. Si masë parandaluese, të gjitha sistemet janë mbyllur. Sulmi është i ngjashëm me atë në tubacionin Colonial, një javë më parë. Gjatë sulmit është përdorur Ransomware i ngjashëm me atë që është përdorur në sulmin kibernetik në tubacionin më të madh në SHBA.

Edhe në Evropë është sulmuar grupi japonez i teknologjisë Toshiba Corp. Toshiba Tec, një prodhues i sistemeve të pagesave dhe fotokopjuesve, u hakua nga “Darkside” në fillim të majit, deklaroi të premten përfaqësuesi francez i kompanisë. Por u bë e ditur se vetëm një sasi minimale e të dhënave është zhdukur. Selia evropiane e Toshiba Tec në Neuss nuk i është përgjigjur deri tani pyetjeve për gjendjen. (Deutsche Welle)

Lexo po ashtu:  Mekuli: "Gazetarët shqiptarë, një bandë amatorësh"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *