Dy shqiptarë u arrestuan pasi përplasën veturën në terminalin 1 të aeroportit të Barcelonës në Spanjë, ata ishin dëgjuar të kishin bërë thirrje islamike gjatë sulmit. Nuk ka të lënduar dhe të dy të dyshuarit janë arrestuar.

Aeroporti i Barcelonës është gati se i zbrazët, siç janë të gjithë aeroportet në Spanjë, për shkak të masave të imponuara nga qeveria për shkak të pandemisë.

Policia spanjolle ka sjellë ekipin anti bombë të cilët kishin konfirmuar se nuk kishte mjete shpërthyese në veturën e sulmuesve shqiptarë të cilit janë dëgjuar duke bërtitur ‘Allahu-Ekber’ para sulmit.

“Kur ata ishin arrestuar ata kishin bërë proklamata të llojit islamik dhe ne nde nuk e dimë se cili ishte synimi i tyre” kanë njoftuar policia rajonale spanjolle.

Sulme të këtij lloji të kryera nga fanatikë islamikë kishin ndodhur në Barcelonë në vitin 2017 kur ata kishin shkelur këmbësorë ku mbetën 16 të vrarë.

 

Lexo po ashtu:  Reagon Presidenti: Shpresoj që Kurti e ka menduar mirë thirrjen e seancës për votimin e qeverisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *