Protestuesit kanë sulmuar selinë e CNN-it në Atlanta, Xhorxhia, të Shtunën natën vonë. Si pasojë policia ka bllokuar zonën, duke ndaluar protestuesit të hyjnë në ndërtesë, shkruan MekuliPress bazuar në mediat norvegjeze.

Sipas CNN, të paktën një polic është goditur me thikë. Për më tepër, dyert dhe dritaret janë shkatërruar, bomba tymi dhe fishekzjarre janë hedhur në ndërtesë. Ka edhe të arrestuar.

Nuk dihet pse protestuesit sulmuan CNN.

– Ajo që unë shoh duke shkuar në rrugët e Atlanta nuk është Atlanta. Kjo nuk është një protestë. Kjo nuk është në frymën e Martin Luther King. Ky është kaos, thotë kryebashkiaku i qytetit Keisha Lance Bottoms.

Pak para orës 4:30 të mëngjesit, siaps kohës norvegjeze, CNN raporton se protestat rreth selisë kanë filluar të qetësohen.

Kjo është dita e katërt e demonstratave në Shtetet e Bashkuara pasi George Floyd vdiq pas një arrestimi brutal në Minneapolis. Demonstratat janë përhapur në një numër të qyteteve të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu:  Trupi i Artan Zymberit nga Peja dërgohet në Norvegji për autopsi, vdiq në burgun serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *