SHBA u ka dhuruar 37 mjete të blinduara Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Mjetet janë të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave të minuara. E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Moses-Ones u shpreh se Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. “Rritet mbrojtja e brendshme të Shqipërisë dhe të forcojë krahun jugor i NATO-s. Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i forte”.

Ndërsa ministrja shqiptare e Mbrojtjes theksoi se ‘Ndihma e SHBA rrit performancën dhe sigurinë e ushtarakëve tanë. Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë’ tha Xhaçka. Mjetet e reja do përdoren nga strukturat e FA, që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Britania në OKB: Serbia t’i vë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *