Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi, në emisionin Desku në KTV ka thënë se në procesin e dialogut në Washington çdokush po hyn pa parime, dhe kjo është problematike.Sipas tij, Kosova gjithashtu ka hyrë ndërmjet dy polarizimeve, atë ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, por edhe atij të brendshëm amerikan.
“State Departamenti ka qenë nga fillimi, Ministria e Jashtme dhe gjithnjë një diplomat amerikan ka qenë i përfshirë në procesin e Brukselit, jo në tavolinë, por në proces. Tash kemi një të dërguar të veçantë të presidentit, pra Trump është i angazhuar drejtpërsëdrejti, përmes Grenellit. Ky proces fare i pakonsultuar me shtetet e BE-së dhe të një lloj konkurrence dhe kjo na vë në një pozitë jo të mirë, sepse hyjmë në dy polarizime. Hyjmë në polarizimin e brendshëm amerikan.

Prej se kemi filluar të merremi me SHBA-në çdo herë kemi kërkuar që platforma për Kosovën të jetë e Republikanëve dhe Demokratëve së bashku, këtë herë nuk është ashtu. Kemi një konkurrencë, hyjmë në katër mujorin e fundit para zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe futemi në gërshërë të konfliktit të brendshëm që është shumë i polarizuar. Dhe hyjmë në garën politike ndërmjet SHBA-së dhe BE-së që neve nuk na krijon dobi”, ka thënë Surroi.

Lexo po ashtu:  Lajmi i fundit: FIFA hap procedurë hetimore kundër Serbisë

Ai thotë se është dashur të ketë një dakordim ndërmjet SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme të BE-së.

“Nuk ka qenë puna e refuzimit, por kemi insistuar që të ketë dakordim ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, s’ka pas kurrfarë arsye që Washingotni, Parisi, Berlini, Londra të dakordohen për mënyrën se si të vazhdohet tutje, kjo do t’i jepte kredibilitet procesit. Domosdo duhet shkuar në Washington”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *