Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi policia e Kosovës konfirmoi se “janë kidnapuar” tre policë të Kosovës.

Sveçla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës”.

“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.” – ka thënë ai.

Sveçla u ka bërë thirrje parnerëve ndërkombëtarë që të rrisin urgjentisht presionin ndaj Serbisë.

“Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.” – është shprehur tutje ai.

Lexo po ashtu:  “Provokim”/ Ambasada Ruse reagon pas fjalëve të Ramës: S’e kuptojmë pse u mërzit kryeministri! Na vjen keq që vullneti i mirë merret si provokim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *