Përzgjedhësi i kombëtares së shqiptarëve, Sylvinho, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shqipëria jonë ndeshjen e parë do ta luajë më 11 tetor ndaj Republikës Çeke në udhëtim me ndeshjen që do të zhvillohet në Pragë.

Pas ndeshjes me Çekinë, të besuarit e Sylvinhos do të kenë punë me Gjeorgjinë po ashtu në udhëtim, sfidë kjo që do të zhvillohet në Tbilisi.

Për dallim nga grumbullimi i kaluar, Sylvinho tashmë e ka ftuar sulmuesin Mirlind Daku, teksa risi kësaj radhe është ftesa e mesfushorit Adrion Pajaziti.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar:

PORTIERË: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri

MBROJTËSElseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla.

MESFUSHORËYlber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi.

SULMUESTaulant Seferi, Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Jasir Asani.

Lexo po ashtu:  Shevchenko lëshon sfidën për pankinën e Milan: “Mendoj gjithnjë të bëhem trajner i kuqezinjve”