Në Shqipëri do të vijnë emigrantë. Sirian, afganë dhe palestinezë. Një gjë e tillë po raportohet nga disa media, ndërkohë që pak ditë më parë RTSh Korça informonte se vetëm për muajin shkurt në zonën e Devollit janë ndaluar 600 emigrantë të paligjshëm. Po kështu raportohet se janë ngritur qendra pritjeje dhe është shtuar numri i kontrolleve policore.

Në media po ashtu qarkullojnë edhe versionet për destinacionin e grumbullimit të refugjatëve për të cilët thuhet se Shqipëria është e gatshme të presë deri në 30 mijë.

Konkretisht ka raportime se qendra grumbullimi do të ngrihen në Pocest të Korçës ku do të strehohen 5 mijë persona, në Krane të Sarandës rreth 1 mijë, në Arshilengo të Gjirokastrës rreth 5 mijë, në Gjadër të Lezhës rreth 5 mijë si dhe në Elbasan nga 5 deri në 10 mijë persona.

Pikat e pritjes dhe grumbullimit do të jenë në Kakavijë, Sopik, Qaf Botë, Rrips, Tre Urat, Leskovik, Shtikë, Kapshticë. Akomodimi i emigrantëve që  vijnë nga Greqia do të bëhet në Korçë, Sarandë dhe Gjirokastër, ndërsa emigrantët që kapen në territorin shqiptar mendohet të kryhet në Elbasan. Ne qytetin e Elbasanit është përcaktuar zona e NSHU si vendodhja e banesave.

Ky raportim po kalon në heshtje nga qeveria e Shqipërisë e cila nuk po do të informojë qytetarët e vet për vendimet që ka marrë. Pritja e refugjatëve është pasojë e pozicionit të Shqipërisë, mirëpo nëse shohim vende të tjera aty është vënë në lëvizje ushtria, policia dhe është marrë edhe vendimi për mbyllje kufiri. Po qeveria e Shqipërisë çfarë vendimi ka marrë? Askush nuk e di, sepse askush nuk flet. Ndoshta sepse kryeministri mendon se Shqipëria është pronë e tij, personale me të cilën mund të bëjë çfarë të dojë. Aktualisht në Shqipëri strehohen 3 mijë muxhahedinë iranianë, përmes një vendimi që vendit i është imponuar nga idili me Amerikën.

Lexo po ashtu:  Tenisti Djokovic shfaq shpirtin e tij nacionalist – këndon përsëri për Kosovën “Oj Kosovo, Kosovo”

Asgjë reale nuk morëm vesh për këtë vendim. Tani thuhet se do vijnë 30 mijë. Sërish nuk do informohemi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *