Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes nga Kosova, Ejup Maqedoncin. Gjatë takimit ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes por edhe të arsimit ushtarak.

Ministri Vengu theksoi se e kaluara dhe historia e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë, i udhëheqin ata në rrugëtimin drejt vlerave demokratike dhe integrimit në strukturat euro-atlantike.

“Kosova mbetet prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë dhe është në qendër të politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë. Ndaj, ne jemi të angazhuar për përfshirjen e Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sigurisë”.

“Shqipëria mbështet gjithashtu aspiratat e Kosovës për integrim në familjen Euro-Atlantike, ndërsa bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes, ndërsa do të rrisim numrin e mundësive për studentët dhe oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës në institucionet tona të edukimit ushtarak”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Pedagogët vazhdojnë të kërkojnë favore seksuale nga studentët