Këngëtarja Rita Ora është takuar së fundmi edhe me Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe me drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqirin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritën në takim yllin botëror nga Kosova, Rita Ora, bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, aktoren e producenten Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, si dhe Besnik Sahatçiun dhe Elena Ora.

Mundësia për bashkëpunime në fushën e filmit dhe muzikës ishin temat kryesore në këtë takim.

Postimi i plotë nga MKRS:

“Rita Ora dhe Taika Waititi në Kosovë ???

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritën në takim yllin botëror nga Kosova, Rita Ora, bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, aktoren e producenten Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, si dhe Besnik Sahatçiun dhe Elena Ora.

E pranishme në këtë takim ishte edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, si dhe anëtarë të kabineteve qeveritare.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti përmend tre 28 nëntorët, thotë se janë filli historik i thurjes kombëtare të shqiptarëve

Gjatë takimin folën për fushën e artit dhe kulturës në Kosovë. U diskutuan planet e Qeverisë për zhvilluar industrinë e filmit vendor si dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që Kosova ka me vendet e saj partnere në fushën e filmit. U trajtuan edhe mundësitë e format e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare jashtë vendit, përmes artistëve, muzikantëve e regjisorëve të rinj”, thuhet në postim të MKRS.