Sfondi i errët i telefonit ju shkakton më pak tendosje në sy, sidomos në ambiente të errëta.Tani ju mund të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp

WhatsApp më në fund ka modalitetin Dark Mode, dhe është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në Android dhe iOS.

Siç sugjeron dhe emri, modaliteti i errët i fik dritat, dhe ju lejon të përdorni WhatsApp natën pa ju tendosur sytë apo pa bezdisur personin që keni afër.

Modaliteti i errët është një gjë e zakontë kohët e fundit në shumë aplikacione. Edhe Android edhe iOS ju lejojnë të zgjidhni tema të errëta në nivel sistemi, dhe shumë aplikacione ofrojnë modalitetet e tyre të errëta.

Sfondi i errët i telefonit ju shkakton më pak tendosje në sy, sidomos në ambiente të errëta.

WhatsApp ka vepruar pak me vonesë, pasi shumë aplikacione të tjera tashmë e kanë ofruar këtë modalitet.

Si të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp?

Për të aktivizuar modalitetin e errët, fillimisht ju duhet të përditësoni aplikacionin. Më pas, nëse jeni përdorues i Android 10 ose iOS 13, aktivizoni modalitetin në rregullimet e sistemit. Në mënyrë alternative, nëse jeni përdorues i Andoid 9 ose më poshtë, hapni aplikacionin, dhe klikoni Settings > Chats > Theme > Dark.

Lexo po ashtu:  Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.

Siç e përmendëm më lart, WhatsApp ka vepruar me vonesë për sa i përket modalitetit Dark Mode, pasi shumë aplikacione kanë bërë pjesë të tyren këtë modalitet muaj më parë, ndoshta edhe vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *