Avdullah Hoti, i dalur nga puçi si kukullkryeministër , ka thënë se do të shfuqizojnë vendimet që pengojnë rifillimin e dialogut me Serbinë.

Këtë koment Hoti e ka bërë pasi Qeveria e Kosovës vendosi edhe disa masa shtesë të reciprocitetit në raport me Serbinë.

“Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore”, ka shkruar ai, në një reagim në Fb.

“Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë”, ka shtuar ai.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që menjëherë të largohen masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë në mbledhjen e së shtunës nga Qeveria e Kosovës.

Pas vendimit të Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se të refuzosh parimin e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës është njëjtë sikur t’ia mohosh Kosovës që të ushtrojë të drejtat si një shtet sovran.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët e Amerikës protestojnë të enjtjen kundër presionit ndaj Kosovës në dialog me Serbinë fashiste

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane”, ka shkruar Kurti.

Tutje kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës ka thënë se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partner të barabartë në çdo tavolinë dialogu.

“Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë. Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shtuar ai.

Por, Avdullah Hoti, ka thënë se secilin vendim që pengon Kosovën në dialog me Serbinë do të hiqet.

“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shtuar Hoti.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani paralajmëron formimin e një "Lidhjeje të re": - Dua të sigurohem që garoj në herën e ardhshme do të jem e rrethuar nga njerëz që nuk do të më lënë në baltë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *