Që prej Nëntorit Twitter ka eksperimentuar me këtë opsion por përdoruesit mund ta shfrytëzonin përmes aplikacionin Tweetdeck që i përket një pale të tretë.Tashmë mund të planifikoni postimin e cicërimave në Twitter

Rrjeti social Twitter tha se tashmë mund të planifikoni postimin e cicërimave në një orë të caktuar në aplikacionin ueb.

Kur jeni duke shkruar një cicërimë do të vëreni një ikonë të re kalendari në fund të rreshtit të ikonave të dritares së shkrimit. Duke klikuar këtë ikonë mund të specifikoni se kur dëshironi që një cicërimë të publikohet.

Që prej Nëntorit Twitter ka eksperimentuar me këtë opsion por përdoruesit mund ta shfrytëzonin përmes aplikacionin Tweetdeck që i përket një pale të tretë.

Tashmë përdoruesit mund të ruajnë edhe cicërimat në aplikacionin ueb. Por këto cicërima të ruajtura do të sinkronizohen vetëm në aplikacionin ueb dhe jo atë mobil që do të thotë se nëse hapni Twitter nga një kompjuter tjetër desktop do të gjeni cicërimat e ruajtura ndërsa nga celulari jo.

Lexo po ashtu:  SHBA mund të bllokojë aplikacionet Kineze

Twitter ka publikuar një video udhëzuese për përdorimin e dy opsioneve të reja të cilën e gjeni si mëposhtë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *