Borussia Dortmund shënon goditjen e parë në merkaton e verës. Nënkampionët e Gjermanisë siguruan me parametër zero shërbimet e një mbrojtësi të shumëdëshiruar nga klubet elitare, belgut, Thomas Meunier, të cilit i përfundoi kontrata me PSG-në.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë me verdhezinjtë për katër sezonet e ardhshme, pra deri në verën e vitit 2024. Ai në të vërtetë do të zëvendësojë Hakimi, huazimi dyvjeçar i të cilit do të skadojë me përfundimin e sezonit (do të kthehet te Real Madridi).

Meunier vjen nga PSG, ku ai kaloi katër vitet e fundit. Më parë është aktivizuar (deri në vitin 2016) te Club Brugge. Që nga viti 2013 ai është anëtarësuar në kombëtaren e Belgjikës, me të cilën tashmë ka koleksionuar 40 paraqitje.

Lexo po ashtu:  I thashë Messit se isha bashkatdhetari i tij, që të mos më turpëronte në ndeshje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *