Ministria Italiane e Shëndetësisë ka publikuar në faqen zyrtare masat e marra lidhur me tatuazhet. Nëntë pigmente me ngjyra do të hiqen nga tregu sepse përmbajnë substanca kancerogjene ose që provokojnë alergji.

Substancat e gjetura në pigmente variojnë nga amina aromatike deri te hidrokarburet aromatike. Njoftimet u botuan midis 21 dhe 26 marsit. Bojërat janë tërhequr sepse nuk përputhen me direktivën europiane të vitit 2008 që rregullon sektorin.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar Italian i Shëndetësisë në Itali, pothuajse shtatë milionë njerëz kanë të paktën një tatuazh ( 13% të popullsisë ).

76.1% të tatuazheve janë bërë në një qendër të specializuar për tatuazhe, 9.1% në qendra estetike, por 13.4% në qendra të paautorizuara. Sipas studimit, një pjesë e të anketuarve  kanë pranuar se kanë pasur efekte anësore. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  9 ushqime që mund t’ju shkaktojnë fryrje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *