I Dashur Atdhe

Me vite jam larguar, 
i dashur Atdhe, 
por nuk të kam harruar, 
se shumë i ëmbël je. 

Kjo zemra më këndon 
për ty, o Shqipëri, 
por prapë më lëngon, 
se je në varfëri. 

Të fala të dërgoj, 
këndej ku jam Atdhe, 
gjithnjë po të kujtoj, 
se birin tënd më ke.

– poezi nga Asdreni /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  "Sa fjalë të ëmbla më thoshe, Kur përkëdheleshim të dy." - Nga Asdreni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *