Një personalitet i shëmtuar mund ta shkatërrojë një fytyrë të bukur.

Autoriteti i atyre që japin mësim bëhet shpesh pengesë për ata që duan të mësojnë.

Askush nuk mund t’ju japë këshilla më të mira se vetja.

Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit.

Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por me mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin.

Gënjeshtra nuk është gjë tjetër veçse imitim i së vërtetës.

Jo bashkëjetesa, por mirëkuptimi e përbën martesën.

Është cilësi e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.

Të folurit shkurt është magjia e vërtetë e elokuencës. Kjo vlen si për senatorin, ashtu edhe për oratorin.

Pa Zot nuk jemi asgjë. Me Zotin jemi Gjithçka.

Është e falshme të mos pranosh t’i mbrosh disa njerëz, por t’i mbrosh në mënyrë neglizhente është vetëm kriminale.

Ashtu si shpirti e mbush trupin, ashtu Zoti mbush botën. Ashtu si shpirti e mban trupin, ashtu Zoti e mban botën. Ashtu si shpirti sheh dhe nuk shihet, ashtu Zoti sheh dhe nuk shihet. Ashtu si shpirti ushqen trupin, ashtu Zoti e mëkon botën.

Lexo po ashtu:  ​E mbijetuara e dhunës seksuale lëshon sallën teksa po fliste Daçiq

Dashuria është orvatja për të formuar një miqësi të frymëzuar nga bukuria.

Të jesh injorant i asaj që ka ndodhur kur ti s’kishe lindur, është të mbetesh gjithmonë fëmijë.

Miku është një vetvete e dytë.

Një shtëpi pa libra është një trup pa shpirt.

Aftësia pa nder është e padobishme.

Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.

Kujtesa është thesari dhe rojtari i të gjitha gjërave.

Më shumë ligje, më pak drejtësi.

Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *