Ashtu si gjithë bota edhe Shqipëria po përballet me koronavirusin.

Sot numri i personave të prekur shkoi në 23, ndërsa 1 grua dje humbi jetën.

Por si kudo personat që janë në ballë të kësaj lufte janë personeli i shërbimit në spitale, mjekë, infermierë dhe sanitarë.

Postimi i një prej mjekeve në spitalin “Nënë Tereza”, që tashmë është kthyer në karantinë jep shembullin e duhur se si mund të përballohet kjo situatë alarmante.

Ata u bëjnë thirrje të gjithëve që të mbrojnë jetën e tyre dhe të të dashurve që kanë në shtëpi që të mos lëvizin, të qëndrojnë të izoluar për pak kohë.

Postimi i plotë

Per te gjithe ju qe na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv , të kthyer në karantinë tashmë.

Jemi ne infermieret,mjekët,sanitarët ato që kemi qenë gjithmonë në sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jonë.

Por ne jemi sërisht të njëjtet vecse në një mision të vështire që të gjithë ju s’do e kuptoni!

Lexo po ashtu:  Një ditë më parë, një vajzë e re 16 vjecare më pyeti: "Si ndihesh të jesh e vjetër"?

Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj Ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ja dalim!

Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shendoshë e mirë nga ky mision!

Me mbeshtetjen e madhe të shefes sonë prof. Najada Çomo do ia dalim jam e bindur për këtë !

Ju lutem qëndroni në shtëpi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem për stafin tim, për Klinikën e parë të spitalit infektiv!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *