Në kohën kur Premier League është e bashkuar në idenë për të përfunduar sezonin, mes lojtarëve ka nga ata, si Willian që pranojnë se janë shumë të shqetësuar. “Mund të fillonim të luanim pa tifozë, por mund të ketë kontakte në fushë që mund të na transmetojmë virusin – ka thënë braziliani për Associated Press -. Nëse marr virusin, pastaj kthehem në shtëpi pas ndeshjes për të qendruar me familjen e mund ti ngjis gruas ose vajzave të mia. Duhet të jemi të kujdeshëm për këtë”.

Të luash me duar të mbyllura është një kusht për rinisjen e kampionatit: “Nuk është ide e keqe por duhet të ndjekin me shumë kujdes cfarë ndodh. Ndoshta një lojtar mund të ketë virusin e zbresim në fushë njëri kundër tjetrit, kupton?”.

Në video-intervistë, braziliani që shklon në skadencë në 30 qershor e në gjurmët e tij është edhe Juventus, kujton shqetësimin e madh kur shoku i tij Callun Hudson-Odoi rezultoi pozitiv ndaj testit. “I kemi shtrënguar dorën e jemi përqafuar – ka përfunduar ai – Kështu që pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirus mendoj se të gjithë ishim të shqetësuar për këtë fakt. Por asnjë nga shokët nuk pati asnjë simptomë”.

Lexo po ashtu:  E konfirmojnë te Dortmund: Favre do të jetë trajner edhe për sezonin tjetër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *