Perandoria Perse pati një epokë të artë në historiën e njerëzimit, ku zhvillimi arriti një kulminacion të ri, dhe ku ligjet e prosperitetit u bënë rregullatore publike.

Ne jemi të bindur se ka ende shumë për të marrë nga nektari i mençurisë së tyre, ndaj për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë këtë koleksion përfaqësues të mençurisë Perse.

Duam të na thoni si gjithnjë, cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet më shumë. Ne i lexojmë dhe e çmojmë secilin koment tuajin.

Të qash në çastin e duhur është më mirë se të qeshësh në çastin e gabuar.

Tjetër gjë ëndërron elefanti, tjetër gjë ai që i ka hipur.

Trembiu armikut një herë, mikut njëqind herë.

T’u bësh keq miqve do të thotë të gëzosh armiqtë.

Ta zësh gjarpërin në shtëpinë tënde me duart e fqinjit.

Të dashuruarit i shkruajnë premtimet e tyre në brirët e drerit.

Të jesh i keq me të këqinjtë, i mirë me të mirët. Të jesh lule për lulen e ferrë për ferrat.

Të kam vëlla, por cjapi bën shtatëqind dinarë.

Të kursesh leopardin, u bën padrejtësi deleve.

Të pesë gishtat janë vëllezër, po ata nuk janë njëlloj.

Lexo po ashtu:  “Unë nuk besoj në Zot. Zoti im është patriotizmi. Mësoji një njeriu që të jetë një qytetar i mirë, dhe kështu ke zgjidhur problemin e jetës.” – Endrju Karnegi /Shprehje mbi besimin nga ateistët më të famshëm të historisë

S’ka faj shiu, që në gur nuk mbin gjë.

Sytë e tij bëjnë mijëra punë që nuk ia dinë vetullat.

Shakaja në muhabet është si kripa në gjellë.

Shigjeta e dalë nga harku nuk kthehet më mbrapsht.

Shtëpia është shkatërruar me themel, i zoti do të lyejë sallonin.

Taksat e shtetit janë si dimri, nuk harrohen.

Talljet e puthadorëve edhe elefantit e kthejnë në gomar.

Qeni që mban mend të mirën është më i mirë nga njeriu mosmirënjohës.

Qiriu nuke ndriçon këmbën e vet.

Rrushi i papjekur bëhet stafidhe, por stafidhja kurrën e kurrës rrush.

Sillu si trëndafil mes trëndafilash, si gjemb mes gjembash.

Po të nisesh në gjueti për çakej, armatosur sikur do të nisesh për gjueti me luanë.

Po t’u kthye fati kundër edhe qulli t’i thyen dhëmbët.

Pula e fqinjit të duket patë.

Puna është të ha e të pi, pa për të ruajtur, më ruan Perëndia.

Punën e duarve e bën zemra.

Punët e mëdha bëhen me shumë durim.

Pyetën dhelprëm: “Kë ke shahit?” – Ajo u përgjigj: “Bishtin tim.”

Qaje me lot vajzën që mbushi njëzetë vjet.

Lexo po ashtu:  Profesionet që do të ngelen pa punë për shkak të inteligjencës artificiale

Për njëqind korba – mjafton një gur.

Për peshkun bretkosa është këngëtarja më e mirë.

Për një thum humbet patkoi, për një patkua humbet kali, humbja e kalit – humbja e kalëruesit.

Për varfanjakun të papriturat hyjnë nga dyert dhe muret.

Piqe bukën sa është furra e nxehtë.

Plaka s’i arriti kumbullat dhe tha: “S’më bëjnë mirë të thartat.”

Po nuk hynte në ujë, nuk bëhesh notar.

Po ta kesh zemrën të pastër, edhe gjuhën e ke të guximshme.

Njëqind miq janë pak, një armik është shumë.

Një rrip toke nga vendi yt është më i shtrenjtë se zotërimet e Solomonit.

Pas erës vjen shiu, pas shakasë, zënka.

Pasi ka humbur devenë, i kërkon yzengjinë.

Patkoin e gjeta, tani të gjej kalin.

Pema sa më fort përkundet, aq më shumë kokrra ka.

Për kalin e mirë, mjafton një e goditur.

Përkujdesjet e babait do t’i çmosh kur të bëhesh vetë baba.

Nga ta dijë vlerën e qilibarit ai që shet plëndësa.

Një gomar që mban barrën e vet është më i vlerësuar sesa luani që shqyen njerëzit.

Lexo po ashtu:  Një transplant zemre thyen rekordin botëror

Një gjarpër i lig është më i mirë se miku i lig.

Nëse je kirurg, ndreq në fillim zorrët e tua.

Nga një vesh e merr, nga tjetri e nxjerr.

Në s’ke halle, bli një cjap.

Në stomakun e të riut edhe guri tretet.

Në syrin e tjetrin dallon edhe një gjemb, në syrin e vet nuk sheh as traun.

Nga qindra shigjeta, vetëm njëra qëllon në shenjë.

Nëna e hajdutit herë ha gjoks, herë i bie gjoksit.

Në shkretëtirë dhe një këpucë e vjetër është peshqesh i Zotit.

Në qoftë se më sheh zbehtësi në fytyrë, mos më pyet për shëndetin.

Nëse di të punosh tokën, filloje nga kopshti yt.

Nëse do të mësohej vetëm me të nuhatur, qeni do të ishte bërë me kohë kasap.

Nëse nuk do të shkosh në mulli, mbaj rradhën.

Miku është i përkëdheluri i Zotit.

Mos dëgjo kush flet, por çfarë flet.

Mos e shih specin e vogël po provoje sa të djeg.

Mos prit kokrra nga shelgu.

Në dimër zjarri është më i mirë se pilafi.

Në fillim mendo për vete, pastaj për lypësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *