Pavarësisht gojëdhënave të shumta, që flasin për rëndim të stomakut apo probleme me tretjen, të konsumosh makarona në vaktin e darkës nuk është e dëmshme.

Një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.

Në të rezulton se nëse ky ushqim i thjeshtë dhe i dashur për shumicën e popullsisë botërore, konsumohet në mbrëmje, ka efekte pozitive në organizëm, qetëson, nuk shëndosh dhe lehtëson gjumin.

Madje sipas studimit, nëse makaronat konsumohen në orët e fundit të ditës në ato raste kur vuajmë nga pagjumësia apo jemi të stresuar, përmirësion ndjeshëm gjendjen tonë, falë përbërësve si triptofani dhe vitaminat e grupit B. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Këshilla për një jetë të mirë në çift

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *