“Le Petit Troyen” ka botuar, të hënën e 8 marsit 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e presidentit Wilson për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar.

Shkresa e re e presidentit Wilson për çështjen e Adriatikut

“Shkresa e re e presidentit Wilson lidhur më çështjen e Adriatikut erdhi dje në Quai d’Orsay (Ministrinë e Jashtme franceze)

Ky dokument është i moderuar në formë. Presidenti përshëndeti tonin e përzemërt që mbizotëronte në mesazhet e fundit të aleatëve, por ai mban të njëjtin qëndrim dhe vazhdon të formulojë të njëjtat kundërshtime, si për çështjen e Fiume-s dhe atë të Shqipërisë.

Ai mbështet, në fakt, memorandumin e 9 dhjetorit të fundit.

Veçanërisht për Shqipërinë, ai deklaron se është e rëndësishme mbrojtja e të drejtave të popullit shqiptar dhe nuk pranon që Jugosllavët të favorizohen në këtë pikë.

Së fundi, duke iu përgjigjur pasazhit të letrës së Zotërinjve Millerond dhe Lloyd George, të cilët treguan shqetësim serioz për një shtyrje më të gjatë të çështjes së Adriatikut, presidenti i Shteteve të Bashkuara e mbron fuqimisht veten se nuk ka shkaktuar këtë vonesë dhe lidhur me këtë pikë nuk mban asnjë lloj përgjegjësie.”(darsiani) Aurenc Bebja/ /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Punëtorët e Trepçës ngujohen në minierë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *