Origano është një erëz shumë e përdorur, sidomos në kuzhinë. Mirëpo a e keni ditur se kjo erëz ka një përdorim të gjerë edhe në aspektin shëndetësor dhe është përdorur si kurë për shumë probleme shëndetësore që nga kohët e mëhershme.

Përdorimet e origanos gjejnë vend në trajtimin e astmës, psoriazës, infeksioneve të lëkurës dhe kollës.

Sipas ekspertëve, vaji i origanos, që është një derivat i nxjerrë nga origano, ka disa përfitimee magjike për organizmin. Kështu, vetëm 3 pika në ditë nga ky lloj vaji, ju do t’i vëreni këto ndryshime në organizmin tuaj:

Mbytë bakteret– vaji natyral i origanos shërben si një antibiotik, duke parandaluar shumimin e baktereve në organizëm. Studimet kanë treguar se ky vaj shëron shumë infeksione, sidomos ato të lëkurës.

Zvogëlon yndyrën në gjak– nëse ju e bëni vajin e origanos rutinë të përditshmërisë tuaj, atëherë do ta vëreni që ky vaj e zvogëlon edhe sasinë e yndyrës apo kolesterinës në gjak. Hulumtuesit besojnë se një përbërës i origanos e forcon sistemin imunitar si edhe e shpërbën yndyrën e keqe në organizëm.

Lexo po ashtu:  Formula shkencore/ Sa orë duhet të flini gjumë dhe kur duhet të flini

Lehtëson dhembjen– shumë hulumtime të bëra për identifikimin e benefiteve të origanos, kanë treguar se vaji i tij mund të shërbej edhe për lehtësimin e dhembjeve të shkaktuara nga inflamacionet.

Trajton infeksionet fungale– origano konsiderohet si një antibiotik natyral. Ai shërben edhe për trajtimin e infeksioneve fungale, të cilat zakonisht paraqiten në rrugët e sistemit urinar dhe atë të mitrës te femrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *