Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Ndonëse këto njolla nuk janë tregues të ndonjë sëmundjeje, ato nuk mund të injorohen.

 

Të nxirat shkaktohen kur një pjesë e caktuar e trupit pëson një goditje.

Pasojat e kësaj goditjeje mund të mos lënë gjurmë të mëdha në lëkurë, por enët e gjakut nën të, çahen.

Gjaku rrjedh në indet më të afërta duke shkaktuar një njollë të zezë ose blu të errët.

Ndonjëherë, këto të nxira shoqërohen me dhimbje ose inflamacion.

Ndonjëherë, lëkura dhe indet e saj shumë delikate si dhe mungesa e vitaminës D përshpejtojnë të nxirat.

Të nxirat zakonisht ikin vetë pas disa ditësh, por në disa raste nevoja për largimin e tyre me shpejt, është e domosdoshme.

Lexoni më poshtë disa këshilla nga AgroWeb.org.

Disa Mënyra Efikase Për Largimin e Të Nxirave

Metoda e Parë: Kompresat me Akull

Përdorni një napë të pastër dhe zhyteni në një enë të mbushur me copa akulli. Mbajeni për 10 minuta mbi zonën e nxirë dhe përsëriteni çdo një orë.

Lexo po ashtu:  Tri mënyra se si të mos vonoheni më asnjëherë në punë

Temperatura e ftohtë mban nën kontroll rrjedhjen e gjakut.

Kompresat nuk duhen mbajtur më gjatë se 20 minuta.

Akulli nuk duhet mbajtur direkt mbi lëkurë.

Metoda e Dytë: Vaj Kastori

Merrni një copë pambuku dhe zhyteni në vaj kastori.

Lyeni zonën e nxirë.

Vajin e Kastorit e gjeni në farmaci.

Metoda e Tretë: Uthull Molle me Ujë

Kombinoni një lugë gjelle me uthull dhe 2 lugë gjelle me ujë.

Merrni një pambuk dhe lyeni zonën e nxirë me këtë përzierje.

Përsëriteni këtë metodë deri sa të vëreni përmirësim.

Uthulla lufton inflamacionin dhe shëron njollat.

Metoda e Katërt: Aloe Vera

Merrni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës dhe me një pambuk lyeni zonën e nxirë.

Lëreni xhelin në lëkurë për 15 minuta deri sa të përthahet.

Përsëriteni këtë deri sa të vëreni përmirësim.

Aloe Vera lufton bakteret, lufton inflamacionin dhe përshpejton shërimin.

Këshilla Të Tjera

Përdorni kompresa të ngrohta dhe të ftohta me një distancë kohore prej 2 orësh.

Pra pas kompresës me ujë të ftohtë, pas 2 orësh vendosni një kompresë të ngrohtë.

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të pini: Lëngjet që kanë më shumë vitaminë C dhe përfitimet për shëndetin

Pas çdo komprese, masazhojeni zonën e nxirë që të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Nëse të nxirat ndodhen në duar apo këmbë , masazhi duhet bërë në pjesën e sipërme dhe jo direkt në zonën e nxirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *