Në rast se keni vuajtur nga migrena në të kaluarën ose vuani aktualisht, e dini shumë mirë se ajo është shumë më e tmerrshme se një dhimbje koke e zakonshme.

Ajo është e padurueshme për shkak të dhimbjes intensive dhe periodike të shoqëruar me marramëndje, ndjeshmëri ndaj zhurmave, dritës dhe aromës.

Një dhimbje e migrenës mund të zgjasë nga 4 deri në 70 orë dhe ajo është renditur në 20 sëmundjet më të vështira për t’u kuruar.

Shumica e njerëzve marrim medikamente për të zvogëluar dhimbjen e kokës që shkakton migrena.

Megjithatë, ju mund të lehtësoni dhimbjen edhe me metoda të thjeshta të përgatitura në shtëpi, si për shembull duke shtuar limon në kafen tuaj të mëngjesit.

Por, si funksionon kafeja e kombinuar me lëng limoni?

Kafeja përmban kafeinë dhe kjo do të thotë se ajo mund të luftojë migrenën përmes një procesi të quajtur vazodilim.

Duke shtuar një fetë limon ose lëng limoni në kafenë tuaj mund të reduktojë dhimbjen e migrenës. Kafeja përdoret për të lehtësuar energjinë negative të mëlçisë, që është një nga shkaqet kryesore të migrenës.

Lexo po ashtu:  A është bota miqësore apo armiqësore? Këtë e vendosni ju!

Limonët nga ana tjetër kanë shije të athtë.

Kombinimi i tyre krijon një përzierje të fuqishme, që pasi e pini e gjithë energjia negative e mëlçisë çlirohet.

Kështu, kjo sjell edhe zvogëlimin e dhimbjes së kokës.

Vlen për çdo lloj dhimbje koke, por nga ana tjetër mund ta marrë çdokush kafen në këtë mënyrë, sepse është shumë e shëndetshme.

Udhëzime ushqimore kur jeni me migrenë

1- Uji, rekomandohen të paktën 9 gota ujë në ditë për gratë dhe 13 gota për burrat. Edhe çajrat bimore, kafe (e dekafeinuar), edhe qumështi pa yndyrë janë një zgjidhje shumë e mirë.

2- Yndyrna të shëndetshme (Natyrale). Omega-3 (gjendet në Vajin dhe farat e Linit) si edhe yndyrnat e pangopura të cilat gjenden në vajin e ullirit janë dy përbërës të cilat pakësojnë dhimbjet dhe zgjatjen kohore të tyre. Të konsumohet peshk i freskët të paktën dy herë në javë, salmon, vezë. Mundohuni që në gatim të zëvendësoni gjalpin me vaj ulliri në çdo rast.

3- Riboflavin, ndryshe e quajtur Vitmain B2, është shumë e nevojshme për energjinë e trupit. Zgjidhje të mira janë; Borkolit, disa lloje çereali të cilat duhen konsumuar me qumësht pa ydnyrë, mishi i kuq, spinaqi, kërpudhat. Rekomandohet 400 gr në ditë ushqime që përmbajnë Vit B2.

Lexo po ashtu:  Si të mbroni sytë përpara kompjuterit, mësoni disa këshilla

4- Magnezi. Një dietë e pasur me ushqime të cilat përmbajnë magnez, parandalon të gjitha llojet e migrenës. E efektshme edhe për ato gra të cilat e kanë nga menopauza ose çrregullime menstruale. Ushqimet që përmbajnë magnez janë; spinaqi, patatet e ëmbla dhe patatet e bardha, oriz kaf, quinoa, bajame, lule dielli, drithërat.

Çfarë e shkakton migrenën?

Alergjitë

Drita të forta, zhurma / zëra të lartë, disa aroma të theksuara

Stres (fizik ose emocional)

Parregullsi në gjumë

Duhani

Mungesa e vakteve të ushqimit

Alkoli

Çrregullimet menstruale, pilulat për parandalimin e shtatzanisë, menopauza.

Disa ushqime të cilat përmbajnë ‘tyramine’ si; vera e kuqe, djathë i vjetër, peshk i tymosur, mëlçi pule, fiqtë, dhe disa lloj fasulesh), monosodium glutamate (MSG), or nitrates si; hot dog dhe sallam.

Ushqime të tjera si; produkte që përmbajnë çokollatë, lajthi, gjalp kikirikash, avokado, banane, qitro, qepë, dhe ushqime të fermentuara ose të konservuara. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *