Shumica e njerëzve mendojnë se fëmijët e tyre duhet të jenë në ambiente pa kafshë dhe pa mikrobe për të qenë të shëndetshëm. Por, për çudi, kjo nuk është e vërtetë. Disa studime kanë treguar që bakteret në shtëpitë tona mund të përmirësojnë shëndetin tonë. Dhe, siç tregon studimi, kafshët shtëpiake janë një nga mënyrat më të mira për të futur mikroorganizmat në jetën e fëmijëve.

Faktorë të shumtë ndikojnë në sistemin tonë imunitar. Në fakt, 20 minuta të qeshura mund të jenë imuniteti që i nevojitet fëmijës tuaj. Por, kafshët shtëpiake mund të ndihmojnë gjithashtu. Një studim i fundit ka treguar se edhe takimet e shkurtra me kafshët shtëpiake përmirësojnë funksionin e sistemit imunitar. Qentë, për shembull, na ekspozojnë ndaj mikrobeve nga natyra që forcojnë shëndetin tek foshnjat.

Alergjitë ndodhin kur sistemi ynë imunitar mbi-reagon ndaj substancave dhe mikroorganizmave të padëmshëm. Shumica e njerëzve do të mendojnë se shmangia e kafshëve shtëpiake zvogëlon reaksionet alergjike. Megjithatë, ky nuk është rasti. Siç rezulton, nëse fëmija juaj jeton me një kafshë shtëpiake në vitin e parë të jetës, ata kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar alergji, veçanërisht për kafshët shtëpiake.

Lexo po ashtu:  Celulari shkatërron marrëdhëniet. Mësoni ta fikni!

Të kesh një kafshë shtëpiake – veçanërisht një qen – ofron shanse të shumta që fëmija juaj të jetë më aktiv. Pavarësisht nëse është thjesht duke ecur apo duke luajtur në oborrin e shtëpisë, lëvizja është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i mbajtur fëmijët tuaj të argëtuar dhe të shëndetshëm. Një studim testoi më shumë se 2,000 njerëz dhe ata që ecnin rregullisht me një qen kishin më pak shanse që të sëmureshin dhe e kishin imunitetin më të fortë.

Gjithashtu të pasurit një qen nuk i lejon fëmijët të stresohen, dhe i bën ato të jenë më të afrueshëm me shokët dhe shoqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *