Skender Berisha

Kjo është pyetja që duhet t’i bëjë një politikan vetës.
Të bësh një xhiro dhe të pyesish qytetarët se si po jetojnë, do marrësh përgjigje nga më të ndryshmet dhe interesante, por parasegjithash përgjigjen e parë do ta marrësh politike.
Ta bësh pyetjen se a do të kishe dëshire të kesh edhe një nënshtetësi të një shteti tjetër përveq asaj të shtetit të Kosovës, natyrisht se edhe për këtë pyetje përgjigjja do të ishte “Po”, por para se gjithash parapëlqehen nënshtetësitë e vendeve që kanë një mirëqenie të qytetarëve të një niveli më të lartë.
Por, për nënshtetësinë e Shqipërisë e sotme a shprehin interesim qytetarët Shqiptarë të Kosovës?
Natyrisht se “JO”.

Me vetë faktin se Shqipëria në fund të viteve të ’90-ta, vendosi që tu mohojë Shqiptarëve jashtë trojeve të Shqiperisë shtetesinë, duke e specifikuar edhe në Kushtetutën e saj, siç duket influenca e shteteve dhe sherbimet e huaja patën rolin aktiv në këtë drejtim, dhe qytetarët e Kosovës të mos kenë të drejtë të posedojnë shtetësinë e shtetit amë, për arsyet e tyre gjeopolitike”, e që të njejtën gjë nuk e praktikojnë vetë ata me qytetarët e vetë.

Lexo po ashtu:  Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

Edhe pse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ende pa filluar me nenet e saj ka nje hyrje të shkurtër ku thuhet “…,me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,…”, më tej në Nenin 19 i mohohet kjo e drejtë Shqiptarëve jashtë territorit aktual të Shqipërisë,  ku thuhet se “Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare”, prandaj me këtë nen të Kushtetutës së R. së Shqipërisë i’u mohohet e drejta qytetarëve të Republikës së Kosovës të kenë shtetësi Shqiptare, një te drejtë që i ka dhënë vetë Zoti duke e krijuar si Shqiptar.

 

Populli Shqiptar ka një histori të veqantë nga popujt e tjerë të kontinentit evropian, popull që siç duket po vuan akoma nga udhëheqësit e saj, duke heshtur, duke u bërë urë e liderëve politik, duke u përshtatur tekeve të tyre, që nuk e kan si qëllim të krijojnë histori por vetëm se të flasin dhe përfitojnë.

Lexo po ashtu:  Vaksina përcakton aleancat gjeopolitike, Irani gjen mbështetje te Kina dhe Rusia

Pra unë si shumë të tjerë, si qytetar i Republikës së Kosovës, me identitet Shqiptar, i kërkoj Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, respektivisht deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të inicojnë procedurat për ndryshimin e Kushtetutës, ndryshimin e neneve që kanë të bëjnë me shtetësinë, të rrisin prosperitetin e qytetarëve Shqiptar dhe këtij vendi, duke pajisur me shtetësi dhe dokumente të gjithë ata që e dëshmojnë se janë Shqiptarë dhe e duan atdheun e tyre, pa marrë parasysh ku jetojnë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *