E tashmja e Juventus U23 quhet Andrea Pirlo. Për bardhezinjtë bëhet fjalë për një zgjedhje eksperimentale, në kundërshtim me atë që kishte bërë më parë, për ti besuar një tekniku të afirmuar si Pecchia. Pirlo njihet në detaje si ish-lojtar, ndërsa si trajner nuk dihet ende shumë për të: duket se ka ide brilante, që duhet të verifikohen në fushë.

Sigurisht, bëhet fjalë për një zgjidhje të “brendshme”, pavarësisht se Pirlo është larguar nga Torino në 2015. Ish-mesfushori megjithatë është një njeri shumë i lidhur me Juventus e presidentin e tij, e objektivi, kushedi, mund të jetë ai për të shkuar një ditë në skuadrën e parë.

Në këtë këndvështrim ka një precedent të famshëm: Pep Guardiola, në 2008, mbërriti në pankinën e Barcelonës pasi kishte drejtuar për një vit skuadrën B, e bëri Tripletë në rastin e parë. Për krahasimet është shumë shpejt, sepse më parë është një Serie B për tu arritur, testi i parë i Pirlos.

Lexo po ashtu:  Lajme të mira në Milano, ja kur rikthehet Ibrahimoviç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *