Nëse dëshironi të humbni peshë më shpejt, atëherë ekspertët rekomandojnë që të provoni edhe të ecni mbrapsht.

Kjo për shkak se ecja e tillë i përdor muskujt e këmbëve në mënyrë më të ndryshme nga ecja normale.

Këtë rutinë mund ta provoni më së lehti në shiritin vrapues (treadmill) në palestër.

Filloni me shpejtësi të ngadaltë, ndërkaq me kohën rriteni shpejtësinë.

Lajmi i mirë është se edhe ecja me ritëm shumë të ngadaltë e rritë numrin e kalorive që i digjni duke ecur.

Sipas ekspertëve, nëse ecni mbrapsht me një shpejtësi prej 3.5 miljeve në orë, atëherë ju mund t’i digjni 40% më shumë sesa kur ecni normal me të njëjtën shpejtësi.

Nëse dëshironi të digjni më shumë kalori por nuk jua merr mendja të ecni mbrapsht, atëherë bën edhe ta rritni intensitetin e ecjes.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Jeni i mençur, por nuk po bëni pasuri? Studimi tregon pse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *