Fatos Nano ka entuziazmuar parenë e përfaqësuesve socialistë, të cilët i njohim zakonisht si analistë. Dalja e djeshme e ish-kryeministrit, me deklarimet e veta kundër Berishës dhe Metës, si dhe vlerësimi për Edi Ramën, kanë autorizuar vetvetiu logjikën drejtkëndore të të majtëve për ta ngritur atë në piedestalin e një patriarku që ndan të keqen nga e mira.

Është patjetër një instrumentalizim që i bëhet fjalëve të Nanos, lëshuar prej këtij me synime të qarta, në funksion të goditjes së kundërshtarëve politikë me mjete jokonvecionale. Për mendjen e këtyre opinionistëve presupozohet se fjala e Nanos ka peshë dhe ndikon në opinion. Kjo mund të jetë gjysmë e vërtetë. Nano mund të mobilizojë ata njerëz që u duket vetja të majtë, por kanë dyshime dhe dilema për qeverisjen e tanishme. Por jo të tjerë, sepse kjo qeveri ia ka dalë të ndajë më shumë se kushdo shoqërinë. Nano mund të jetë një avokat shumë i mirë, bindës madje për shumëkënd, por ne jemi në pikën kur këtij performuesi të pakallur politik duhet t’i themi: Jo. Falemnderit. Mund të nisni karrierën për aktor.

Lexo po ashtu:  Filozofi i shkolluar në Paris, Elvis Hoxha, zbulon rolin e motrës së Gent Cakajt në rënien e Qeverisë Kurti dhe në instalimin e Qverisë së kurdisur Hoti

Lajmeve me Nano, përhapur e propaganduar nga socialistët e medias dhe komplekset e demokratëve të medias, i paraprin lajmi se 100 të rinj të LSI-së kaluan me PS-në. Që ndjekin shembullin e Nasip Naços dhe Gledion Rehovicës. Në parim mesazhi që marrim është banal, madje i përsëritur në dekada: të majtët janë të bashkuar. Të majtët e vërtetë janë në një parti. Dhe për ta ilustruar këtë shërben Nano dhe LSI-ja, të dy elementë të retorikës akuzatore të PS-së dër vite.

Mesazhe të tilla i shërbejnë vetëm mobilizimit të elektoratit tradicional socialist dhe askujt tjetër. Nuk ka aty asnjë referencë qytetare, as diçka që ka të bëjë me të mirën e përbashkët.

Ky mikrooperacion politik që synon diskreditimin e kundërshtarit duke thirrur në skenë “arsyen” e një “ustai të vjetër” zbulon edhe pasigurinë e madhe të shumicës për zgjedhjet. Pasiguri që nuk vjen edhe aq nga aritmetika e votës, sesa nga urrejtja dhe ndarja e thellë në shoqëri. Përndryshe asnjë nevojë politike dhe sociale nuk justifikon që një parti që pretendon se ndërton Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër të aplikojë teknika të tilla mediatike për të tonifikuar një perceptim publik që nuk korrigjohet me 3 muaj.

Lexo po ashtu:  MARRËZIA! Del në ankand revolveri me të cilin u vetëvra Van Gogh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *