Radio Televizioni Shqiptar ka postuar dje në kanalin e tij në Youtube një video të Bill Klinton në vitin 1999 me titullin: Bill Klinton mesazh shqiptarëve: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!

Mesazhi është përcjellë në kohën kur Klinton ishte president dhe kishte mbarur fushata e bombardimit të Jugosllavisë, ishte kryer çlirimi i Kosovës dhe tashmë niste puna për Paqen.

Videoja është disi pa sens në kuptimin që Klinton ndodhej dje në Tiranë dhe mesazhet e tij të fundit mund të ishin me më shumë rëndësi dhe më aktuale në raport me ato të dy dekadave e gjysmë më parë. Mirëpo video ndoshta është postuar për të blinduar Klintonin e 2023-it me Klintonin e 1999-ës, tani që kemi në datat 6-7 korrik edhe nisjen e turit të kryeministrit Edi Rama në Ballkan për të nxitur Procesin e Berlinit.

Sigurisht një shtysë është edhe ajo që thotë vetë RTSH në videon e postuar:

Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota… Lajmet në RTSH, (presje) funksionojnë sipas një mendësie profesionale. E vërtetë! Lajmi është edhe mendësi, e thotë RTSH

Mos të çuditemi që detyrën që ka caktuar Klinton, kryeministri Rama ta kthejë në devizë propagandistike në turin e vet, por edhe ndaj Kosovës, që e komplekson z. Rama qoftë me mospërfilljen, ashtu edhe me faktin objektiv dhe të matshëm të pohuar shpesh nga Kurti: Kosova është vendi më demokratik në Rajon! Aaaaa, jo z. Kurti. Këtë detyrë e ka Shqipëria, sepse ia ka caktuar Klinton.

Lexo po ashtu:  - Dikush është ulur në hije sot, sepse dikush tjetër ka mbjellur një pemë aty shumë kohë më parë”. Buffett

s.zaimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *