Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalë rasti në Akademinë Perkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së.

Në këtë akademi kane marrë pjesë familja Jashari dhe shumë përfaqesues të institucioneve e familje të deshmorëve,

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka lartësuar veprën e familjës Jashari. Në një moment e ka bërë të qajë Rifat Jasharin. Kurti tregoi një histori kur kishin arrestuar në vitet e 90-ta Lulzim Jasharin, djalin e komandantit Adem Jashari. Sipas rrefimit te Kurtit, Shaban Jasharin e kishin thirrë policia serbe dhe i kishin thënë qe “nëse dëshiron ta lirojnë Lulzimin atëherë dorëzojë armatimin”.

E sipas tij, Shabani kishte refuzuar se “Lulzima kemi plot”. Në këtë moment, kryefamiljari i familjes Jashari, Rifati shpertheu në lot. I emocionuar nga ky rrefim u pa edhe Lulzim Jashari qe ishte në sallë.

Lexo po ashtu:  “Sindroma e Beogradit” - Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk janë në gjendje të bëjnë mini Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini Shengenin serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *