Grupi Italian ka planifikuar të mbulojë me 5G 120 qytete Italiane, ose 22% të popullsisë brenda dy viteve të ardhshme.

Telecom Italia zbulon planin ambicioz për 5G

Operatori celular më i madh në Itali, Telecom Italia (TIM), ka planifikuar të zgjerojë rrjetin e saj 5G në gjashtë qytete të tjera Italiane dhe dhjetëra pika turistike dhe të biznesi deri në fund të këtij viti.

Ish monopoli Italian lançoi shërbimet e para 5G në Itali të Premten e kaluar. Gjithashtu ka hyrë në negociata me rivalin Vodafone për të ndarë infrastrukturën 5G në mënyrë që të ofrohen shërbime në kosto më të ulët me mbulim më të gjerë.

TIM ka filluar ofrimin e shërbimeve 5G në Romë, Torino dhe Napoli ndërsa është duke testuar në Matera dhe Bari. Lëvizjet e radhës për zgjerimin e rrjetit 5G janë Milanoja, Bolonja, Verona dhe Firence.

Grupi Italian ka planifikuar të mbulojë me 5G 120 qytete Italiane, ose 22% të popullsisë brenda dy viteve të ardhshme.

TIM do të ofrojë pako interneti me nivele për konsumatorët dhe klientët biznes në vend të planave pa limit. Pakot e internetit me nivele janë ato pako që pas konsumit të një sasie të caktuar interneti në 5G përdoruesit i ndërpritet shërbimi, tarifohet më tepër apo i reduktohet shpejtësia e internetit. 

Lexo po ashtu:  Mbi 100 shtojca të Chrome kanë gjurmuar përdoruesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *