Sipas shkencëtarëve, telefonat e mençur dhe tabletët mund t’u shkaktojnë probleme mendore edhe fëmijëve po aq të vegjël sa 2 vjeç.

Madje, ata thonë se shpenzimi i një ore në ditë para ekraneve mund t’i bëjë ata të kenë probleme me depresion dhe ankth.

Më herët është deklaruar se tinejxherët janë më të rrezikuarit nga këto pajisje, por tani ekspertët thonë se pajisjet elektronike kanë ndikim edhe në trurin e fëmijëve më të vegjël se 10 vjeç.

Sipas hulumtimeve nga shkencëtarët amerikanë, koha e shpenzuar me telefona të mençur mund të shkaktojë probleme mendore, por kjo mund të parandalohet.

Shkencëtarët kanë shpjeguar se gjysma e problemeve të shëndetit mendor zhvillohen në adoleshencë, prandaj është e domosdoshmet ë identifikohen faktorët që ndërlidhen me sëmundjet mendore në mënyrë që të parandalohen.

Shoqata Amerikane e Pediatërve ka thënë se fëmijët 2-5 vjeç duhet të qëndrojnë vetëm një orë në ditë para ekraneve, por i njëjti limit, ndoshta deri në dy orë, duhet të aplikohet edhe te adoleshentët.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  KUJDES! Kremrat kundër diellit, kimikate që hyjnë në gjak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *