Njerëzit janë bërë aq të varur ndaj telefonave të mençur saqë këta të fundit po shkatërrojnë edhe lidhjet e dashurisë.

Një studim i fundit në Britaninë e Madhe ka dhënë rezultate tronditëse.

Rreth 57% e njerëzve të moshës 25 deri 34-vjeç që ishin në një lidhje kanë thënë se të paktën një herë iu ka ndodhur që të injorohen nga partneri pasi ai ishte i hutuar në telefon.

“YouGov” vëzhgoi sjelljet e 2000 personave të rritur prej të cilëve 1328 ishin në një lidhje.

Telefonat celularë mund të krijojnë dyshime prej të cilave lëkundet edhe besimi e që çojnë në argumente në një çift dhe përfundimi mund të jetë fatal.

Shifrat nga “Ofcom” sugjerojnë se 78% e të rriturve tani kanë një telefon celular dhe ata e kontrollojnë atë çdo 12 minuta.

Njerëzit flenë dhe zgjohen me telefona, e përdorin atë kur janë duke ngrënë, kur janë në tualet dhe gjithandej, prandaj studiuesit kanë thënë se njerëzit po krijojnë një lidhje të ngushtë me telefonin duke injoruar njerëzit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Rrëfimi i gruas shqiptare që e dhunuan serbët gjatë luftës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *