Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.

Me 8 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër, Ahmetxhekaj mori besimin e Bordit të RTK-së për të udhëhequr me Radiotelevizionin e Kosovës.

Ai doli si kandidati më i poentuar në intervistim me 83.1 pikë.

Shkumbin Ahmetxhekaj deri më tani ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të RTK-së.

“Pas një procesi të rregullt vlerësues, bazuar në Ligjin për RTK-në 04/L-046 dhe në Rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së, Bordi në mbledhjen e mbajtur me datë 20.06.2022 ka zgjedhur z. Shkumbin Ahmetxhekaj për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për një mandat tre vjeçar.

Për herë të parë në RTK, i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent. Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetar të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim.

Lexo po ashtu:  Ja pse besohej që patkoi i kalit është fatndjellës

Pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat. Edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve.

Në procesin e intervistimit, janë paraqitur nëntë kandidatë. Ndërkaq, një kandidate nuk e ka vazhduar garën.

Procesi i intervistimit ka qenë i ndarë ne dy pjesë, ku në pjesën e parë kandidatët kanë prezantuar konceptin strategjik për zhvillimin e RTK-së, ndërsa në pjesën e dytë ata janë përgjigjur në gjashtë pyetjet e njëjta. Ky është rezultati i kandidatëve pas intervistimit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *