Novak Djokovic ka vazhduar të këndojë këngë nacionaliste serbe për shtetin e Kosovës. Tenisti serb kësaj radhe këtë e ka bërë në qytetin e Budvas të Malit të Zi, shkruan Insporti.com.

Ai me ftesë të kryetarit të bashkisë së Budvas po qëndron në Mal të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.

Për mirëseardhjen e tij u organizua një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga antishqiptare më të cilën Gjokoviç është harbuar me miqtë e tij.

Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës.

Djokovic është një ultranacionalist i shpallur. Javë më parë ai prodhoi një skandal botëror duke u futur në shtetin australian disa ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi. Ai nuk është i vaksinuar pasi nuk beson në virus dhe kësisoji prodhoi skandalin e madh.

Ai për disa ditë u mbajtë nga shteti australian në qendrën e refugjatëve deri sa çështja e tij mori zgjidhjen përfundimtare, e cila ishte kthimi prapa në Serbi.

Lexo po ashtu:  Nga burgu shkruan piloti nga Gjirkokastra, ish ushtar i UÇK-së: "jemi kthyer sërish në kohën e regjimit monist kur njerëzit burgoseshin pse flisnin dhe sepse mund të flisnin diçka në të ardhmen"

Vendimi i shtetit australian ia pa mundësoi pjesëmarrjen në turneun e famshëm të tenistit “Australian Open”, i cili është duke u zhvilluar. /Insporti.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *