Ka patur momente të forta përplasjesh sërish në afërsi të godinës së Teatrit Kombëtar, e cila është rrethuar me kordon policor.

Një sërë qytetarësh kanë tentuar ta çajnë kordonin policor në mënyrë që të hyjnë në brendësi të Teatrit, atje ku një grup arstistësh qëndrojnë prej orësh, madje pa asnjë ushqim apo ujë. Në protestë ndodhen dhe përfaqësues të opozitës, përfshi këtu edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.

Situata është tensionuar mjaftueshëm për disa instante teksa pranë forcave të policisë janë afruar dhe disa njësi të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me skafandra dhe shkopa gome.

Aktualisht situata është mjaft e tensionuar dhe disa qytetarë ia kanë arritur ta çajnë kordonin. Qytetarët kanë nisur të thërrasin “poshtë diktatura” dhe turp për qeverinë.

Kjo nuk është përplasja e parë e cila ka ndodhur këtë të mërkurë, në një kohë kur përfaqësues të shtetit kanë ardhur brenda godinës për të inventarizuar materialet e Teatrit, një sinjal ky që për protestuesit dhe artistët shënon dhe afrimin e fundit të godinës, pasi qeveria kërkon ta shembë Teatrin Kombëtar për të ndërtuar një tjetër.

Lexo po ashtu:  Erdogan uron Vuçiqin: Marrëdhëniet turko-serbe janë më të mirat në histori - "Ju mirëpres në Turqi, ju uroj shëndet dhe lumturi dhe mirëqenie për njerëzit miqësorë të Serbisë"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *