Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor kanë përshkallëzuar drejt një niveli të ri duke u ndërkombëtarizuar më tej. Mediat greke raportojnë se aroplanmbajtësja francez, Charles De Gaulle po qëndron në Bllokun 8 që është pjesë e Zonës Ekskluzive të Qipros ku dy javët e fundit aty ka zhvilluar aktivitete kërkuese edhe anija turke Yavuz. 

Kërkimet dhe nxjerrjen e gazit në këtë bllok e ka fituar Totali francez dhe Eni italian, dy kompani që me ndërhyrjen turke ndihen të cenuara në interesat e tyre. Aeroplanmbajtësja franceze ka qenë pjesë e operacioneve kundër Shtetit Islamik në Siri dhe do të rikthehen në Ngushticën e Hormuzit. 

Në këtë njëjtën kohë, pala qipriote ka arritur të tërheqë vëmendjen e ShBA-ve që deri më tani kanë mbajtur krahun e Turqisë të cilën e kanë lënë të veprojë lirshëm. Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Burimer Energjetike, Fransis Fannon ka qenë së fundmi në Nicosia, që nga mediat greke interpretohet si mesazh mbështetës në dritën e provokimeve turke. Po kështu kreu i ushtrisë amerikane në Europë, G. Cavoli ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes së Qipros, Savvas Angelides dhe kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Rojes Kombëtare, gjeneralin Ilias Leontaris, të cilët kanë paraqitur situatën me Turqinë. 

Lexo po ashtu:  Serbia vaksinon 7500 biznesmenë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja

Një tjetër arritje minimale e palës greke është edhe vendosja nga BE e sanksioneve ndaj shtetasve të ndryshëm turq, ndërkohë që duhet thënë se të gjitha këto lëvizje janë thuajse asgjë në raport me angazhimin e Ankarasë për emigrantët. Kjo duket edhe në heshtjen thuajse të plotë të vendeve kryesore europiane ndaj politikës turke në Libi, ku mesa duket shpresohet që edhe aty Turiqa të arrijë të bllokojë rubinetin e kalimit njerëzor drejt Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *