Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës situata vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestat po përshkallzohen.

CBS News, referuar burimeve zyrtare, bën me dije se presidenti amerikan, Donald Trump u zhvendos për pak kohë në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë ndërsa protestat po zhvilloheshin pranë Shtëpisë së Bardhë.

Një zyrtar i lartë i administratës tha që aksioni u mor në shenjë kujdesi.

Trump nuk pati asnjë ngjarje publike në orarin e tij të dielën, por ishte aktiv në mediat sociale gjatë gjithë ditës dhe natës.

Trump gjithashtu deklaroi se Antifa do të përcaktohej “si një Organizatë Terroriste”, dhe nuk është me të vërtetë një organizatë, aq sa është një lëvizje pa lider të grupeve të ndryshme të majta dhe anarkike që synojnë të prishin nacionalizmin e bardhë.

Lexo po ashtu:  Investimet gjermane në Kosovë/ 53 afaristë nga Gjermania në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *